Zeka: Kosova duhet të insistojë që përfitimet më të mëdha nga marrëveshja për Ujmanin t’i ketë ajo

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 08:21 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mini-shengeni ballkanik, ka qenë njëra nga pikat e marrëveshjes së 4 shtatorit e nënshkruar në ShBA, ndërmjet Kosovës-dhe Serbisë, pavarësisht se në fillim kjo iniciativë ishte kundërshtuar në Kosovë, përfshirë edhe LDK-në dhe Avdullah Hotin, i cili në cilësinë e kryeministrit më 4 shtator e nënshkroi këtë marrëveshje.

Por, për Arian Zekën nga Oda Ekonomike Amerikane, mbështeta e kësaj ideje nga ShBA, ka bërë që Kosova të ndryshoj qëndrim sa i përket mini-shengenit.

Ai në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se për këtë nismë kur është prezantuar fillimisht ka pasur pak informacione.

“Kur është prezantuar si ide nga dy kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimorë, ka pasur shumë pak informata për sa i përket kësaj nisme dhe qëllimeve konkrete që synoheshin të arriheshin me krijimin e një zone te re të bashkëpunimit ekonomik, ose një zone të unifikuar të bashkëpunimit ekonomik”.

“Përfshirja e ShBA-së dhe promovimi i kësaj ideje nga ana e tyre, megjithatë i ka dhënë një dimension tri kësaj ideje, gjë që besoj që ka ndikuar që edhe Kosova të jetë më e hapur ndaj idesë së përfshirjes në të”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se mini-shengeni do të mundësojë heqjen e barrierave të lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve.

“Zona si te tillë do të mundësoj promovimin e atyre që njihen si 4 liri: Liria e lëvizjes së mallrave, njerëzve, shërbimeve  dhe kapitalit, gjë që e ngrit  pastaj koncpetin për tregti të lirë CEFTA  në një nivel krejt tjetër”, ka thënë Zeka.

Se roli i ShBA-së, ka qenë përcaktues që Kosova të pranojë mini-shengenin, e ka thënë edhe vet kryeministri Avdullah Hoti. Ai ka deklaruar se mini-shengenin e ka pranuar pasi e ka kërkuar ShBA.

Pikë tjetër e marrëveshjes në Washington, ka qenë edhe marrëveshja për Ujmanin. E sipas, Zekës, pas kryerjes së fizibilitetit nga ana Departamentit të Energjisë së ShBA-së, Kosova duhet ta shfrytëzojë, që në negociatat e mëtejme të insistoj që përfitimet më të mëdha ti ketë ajo.

“Ekzistojnë konventat ndërkombëtare për menaxhimin e ujërave ashtu siç ekzistojnë konventa e traktate ndërkombëtare për menaxhimin e asetve të cilat shtrihen në territoret e dy e më  tepër shteteve. Mundësin e kryerjes së fizibilitetit nga ana e Departamentit të Energjisë të ShBA-së, Kosova duhet ta  shfrytëzojë, ashtu që pastaj në negociatat e mëtejme të insistoj që përfitimet më të mëdha të vjelën nga ana e Kosovës ashtu siç shtrihet ky aset”, ka thënë Zeka.

Marrëveshja e karakterit ekonomik e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Ëashington, parasheh edhe investime në infrastrukturën hekurudhore.

Të ngjashme