Zeka: Kosova ka vend për të rritur borxhin publik për të përkrahur ndërmarrjet e goditura nga pandemia

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 09:49 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Kosova ka një normë të ulët të përket borxhit publik.

Zeka thekson se ky është momenti, që për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia, Kosova duhet të rrisë borxhin dhe të përkrahë ndërmarrjet e goditura, në mënyrë që të investohet në projektet infrastrukturore dhe krijohen vende të reja të punës.

Zeka shtoi se ndërmarrjet publike janë në vështirësi të mëdha financiare sepse janë shfrytëzuar nga të gjitha partitë politike për punësimin e njerëzve duke tejkaluar edhe nevojat e ndërmarrjeve të tilla sa i përket kapitalit njerëzor.

“Duhet të shfrytëzohet tashmë në këtë fazë të rimëkëmbjes. Realisht Kosova ka një normë të ulët të borxhit publik dhe ky është moment pra ne kur duhet të rrisim borxhin përkrahim ndërmarrjet edhe vendet e goditura dhe të investohet paralelisht në projektet infrastrukturore të natyrës strategjike të cilat pastaj do të kishin efekte detyre në ekonominë e vendit dhe do të krijoheshin edhe vende të punës natyrisht në mënyrë zinxhirore do të përfitonin edhe sektorë të tjerë brenda ekonomisë tonë”.

“Tash është një çështje tjetër po aq e rëndësishme pra rritja e borxhit publik më qëllim të përkrahjes së ndërmarrjeve publike. Natyrisht ne si përfaqësues të sektorit privat kemi dilemat tona nëse kjo është forma më e mirë”.

“Në njërën anë ndërmarrjet publike janë në vështirësi të mëdha financiare jo domosdoshmërish për shkak të pandemisë por edhe për shkak të problemeve të cilat janë akumuluar te këto ndërmarrje përgjatë viteve dhe të cilat nuk janë trajtuar në mënyrë të duhur dhe janë shfrytëzuar nga të gjitha partitë politike për punësimin e njerëzve duke tejkaluar edhe nevojat e ndërmarrjeve të tilla sa i përket kapitalit njerëzor. Rritja e borxhit publik për të ndihmuar ndërmarrjet të cilat nuk janë profitabile është çështje që duhet të diskutohet më tej dhe për këtë besoj qeveria e Kosovës do të duhej të tregohej pak më e kujdesshme”.

Zeka theksoi se synimi i Qeverisë është që përmes Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike të ndryshohen një sërë ligjesh të cilat pritet të jenë në fuqi deri në fund të vitit 2021.

“Ky është synimi i Qeverisë ku përmes këtij Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike që e ka krijuar përmes tij të ndryshohet dispozitat e një sërë ligjeve të tjera. Është formë e pranueshme ashtu që këto ligje të mos ndryshohen për një periudhë më të gjatë megjithatë ndryshimet do të ishin të vlefshme deri në përfundim të pandemisë nëse mund të themi sepse nuk e dimë sa mund të zgjasë, mirëpo pritet të jenë në fuqi deri në fund të vitit 2021”.

Zeka tha se në rrethana të tilla të pasigurisë dhe implikimeve negative që ka shkaktuar pandemia anë e mbanë botës, në Kosovë investitorët janë më të rezervuar.

Sipas tij, do të duhej të aplikohej qasja që krahas përkrahjes financiare të ketë edhe një sërë masash në dispozicion të investitorëve.
“Është e kuptueshme që në rrethana të tilla të pasigurisë dhe implikimeve negative që pandemia ka pasur anembanë botës në Kosovë investitorët janë më të rezervuar. Prandaj duhet të jemi sa më të kujdesshëm sa i përket vendimeve të tyre për tu shtrirë në shtete të reja”.

“Krejt ndryshe do të ishte nëse do të aplikohej një qasje që ne në Odën Ekonomike Amerikane e kemi prezantuar që krahas përkrahjes financiare të ketë edhe një sërë masash të tjera të cilat do të viheshin në dispozicion të investitorëve, siç janë ofrimi i lehtësirave tatimore”.

Drejtori Zeka shpreson se gjatë vitit 2021 të ketë rritje ekonomike deri në 4%, raporton EO.

“Së paku për vitin 2021 ne do të arrijmë të kemi normë pozitive të rritjes ekonomike për 4% dhe besoj se është gogja optimiste dhe do të jemi në gjendje të zëmë hapin me atë rritje ekonomike që kemi pasur në vitet para pandemisë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme