Zeka: Në vitin 2022 fokus promovimi i investimeve, bizneset në pritje të statusit për investitor strategjik

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 07:53 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ka vite të tëra që sektori i patundshmërisë ka tërhequr investime të shumta nga Gjermania dhe Zvicra.

Por sipas tij, për zhvillim të qëndrueshëm Qeveria në vitin e ardhshëm duhet të fokusohet më tepër në promovimin e investimeve në vend.

Zeka pohon se fatkeqësisht asnjëherë nuk është arritur që t’u prezantohet pasqyrën e plotë e potencialeve që Kosova ua ofron investitorëve të huaj.

“Nëse analizojmë strukturën ku ndodhin investimet, ato ndodhin në sektorin e patundshmërisë. Ka vite të tëra që sektori i patundshmërisë rezulton të jetë sektori që tërheq më shumë investime të huaja direkte që janë Gjermani dhe Zvicra”.

“Nuk flasim për një rrezikim të mundshëm të investimeve të huaja direkte. Qeveria në vitin 2022 duhet të fokusohet më tepër në promovimin e investimeve në vend. Kemi shumëçka që t’iu ofrojmë investitorëve të huaj, por fatkeqësisht asnjëherë nuk arrijmë të prezantojmë pasqyrën e plotë të potencialeve që Kosova ua ofron investitorëve të huaj”, tha Zeka.

Ai thotë se Oda Amerikane për gjatë këtyre tri vjetësh është në fuqi Ligji për Investime Strategjike, vazhdimisht ka shprehur shqetësimet për vonesat që ndodhin në dhënien e përgjigjeve ndaj investitorëve.

Sipas tij, nga 30 aplikimi për këtë status gjysma e tyre që kanë kaluar të përfshirjes në një listë të ngushtë vetëm një investitorë ka marrë një aprovim.

Zeka shtoi se problemet politike të brendshme që ka Kosova nuk do të duhej të pengonin investimet potenciale.

“Po flasim për statusin e investitorit strategjik. Oda Amerikane për gjatë këtyre 3 vjetësh kur e kemi pasur në fuqi Ligjin për rinvestime vazhdimisht kemi shprehur shqetësimet tona për vonesat që ndodhin në dhënien e përgjigjeve te investitorët. Kemi pasur mbi 30 aplikime ku dhe të gjithë të tjerët janë në pritje. Problemet politike të brendshme që kemi nuk do të duhej të shpërfaqeshin këtë interesim të investitorëve potencial”.

Sipas tij, në pesë vjetët e fundit nuk ka pasur ndonjë rast kur një investitor papritmas ka vendosur të largohet nga Kosova, raporton EO.

“Në këto 5 vjet të fundit nuk besoj që kemi pasur ndonjë rast kur një investitor, i cili ka qenë i vendosur në Kosovë papritmas vendos edhe mbyll operacione e veta dhe të largohet. Është çështje operacionale se si e kanë parë duke funksionuar. Është rasti i shitjes së aksioneve tek njëra prej birrarive më të mëdha të vendit nga investitorët Slloven tek një kompani vendore. Është çështje biznesi se si e kanë parë. Është folur për një rast tjetër të vendosjes së një investitori që potencialisht ka dashur të investojë në Kosovë në shtetin fqinjë të Maqedonisë Veriore”.

Të ngjashme