Zeka: SHBA-ja është bërë tregu i parë i prodhimeve të Kosovës

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vitit 2021, Kosova ka pasur vlerën më të lartë të eksporteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dërguar në këtë shtet mallra në vlerë prej 130 milionë euro, ka thënë Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK).

Në emisionin “SOT” të KTV-së, Zeka ka thënë se pavarësisht kësaj, rritja më e madhe e eksporteve në SHBA është vërejtur në vitin 2020, duke arritur shifrën në 25 milionë euro, krahasuar me 2,5 milionë në vitin paraprak.

“Në vitin 2020 ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të eksporteve drejt SHBS-së, Rreth 25 milionë krahasuar me 2,5 milionë në vitin paraprak. Viti i kaluar ka qenë vit i jashtëzakonshëm i pakrahasueshëm edhe me vitin 2020. Me gjithë periudhën e kaluar pas luftës e tutje. Ka pasur rreth 130 milionë euro eksporte në SHBA dhe kjo është konfirmuar nga drejtori i p[përgjithshëm i Doganës”, ka thënë Zeka.

Sipas tij, Kosova në raport me SHBA-në e gëzon një aranzhim preferencial tregtar, i vendosur në mënyrë të njëanshme nga SHBA-të.

“Mallrat të cilat eksportohen në SHBA, mbi 3,500 mallra të ndryshme mund të eksportohen në këtë shtet pa iu nënshtruar detyrimeve doganore, është një lehtësirë e jashtëzakonshme e cila nuk është reciproke, është aranzhim i njëanshëm preferencial tregtar. Viti 2021 ka qenë i jashtëzakonshëm, tashmë SHBA-ja është bërë tregu i parë i Kosovës, 1/5 e produkteve të eksportuara nga Kosova, përfundojnë në tregun e Amerikës”, ka shtuar Zeka.

Ndërkohë, duke folur për investimet e huaja në Kosovë, Zeka ka thënë se Kosova ka dështuar si shtet në këtë aspekt, duke thënë se është treguar vazhdimisht e llastuar.

Të ngjashme