Zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 15/2021 të datës 29.03.2021, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore zgjatet sipas tabelës për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore:

Lloji i tatimit / formulariShkurtesaPeriudhaAfati i deklarimitAfati i pagesës
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura PersonalePD202030 Prill 202130 Prill 2021
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura të KorporataveCD202030 Prill 202130 Prill 2021
Deklarata vjetore për OrtakëritëDO202030 Prill 2021 
Deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDIPF202030 Prill 2021 

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me Legjislacionin tatimor në fuqi.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor.

Të ngjashme