Zgjedhet Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, shkruan EkonomiaOnline.

Selvete Grejçevci është zgjedhur kryesuese.

Anëtarë të këtij komisioni janë zgjedhur Jahir Gashi, Gani Maliqi, Rrezarta Pushkolli dhe Gani Kastrati.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet në pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 25 dhe 26 nëntor 2021.

Të ngjashme