Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të ARKEP-it, deputetët kërkojnë shqyrtim në Komision

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 12:09 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, nuk ka raportuar ministri i MEA-së, Blerim Kuçi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi që ka qenë i infektuar me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i Komisionit, Endrit Shala.

“Për shkak të gjendjes shëndetësorë që ka qenë i prekur me Covid-19 në pamundësi që të jetë i pranishëm e shtyjmë për një herë tjetër”.

Shala tutje ka thënë se të gjithë anëtarët e komisionit janë pajtuar që pika e rendit të ditës për anëtarët e Bordit të ARKEP-it të shtyhet për një ditë tjetër.

“Duke e ditur që ARKEP nuk ka bord ka qenë rekomandim i Komisionit dhe nëse jeni dakord që me e shty për mua është në rregullt”.

Ndërsa, deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se për të biseduar për zgjedhjen e bordit të ARKEP-it është e nevojshme një mbledhje e veçantë.

“Konsideroj që për këtë pikë ne duhet me pas një ditë të veçantë”.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kundërshtuar që të shtyhet për një mbledhje pika e rendit të ditës për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të ARKEP-it, raporton EO.

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike të martën ka miratuar edhe rekomandimet e dala për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian.

Të ngjashme