Zharku: Po punojmë për funksionalizimin e hekurudhave

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 15:40 | Nga

Ministri Zharku priti kryesuesin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim kryesuesin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, Arsim Berisha dhe anëtarë të tjerë.

Ministri Zharku e uroi kryetarin e bordit për përzgjedhjen e tij si kryesues i bordit të ARH-së dhe shprehu përkrahjen e tij të plotë.

“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë institucional, në mënyrë që të zhvillojmë infrastrukturën e hekurudhave të Kosovës deri në funksionalizimin e tyre të plotë”, tha ministri Zharku.

Në këtë takim u diskutua për procesin e ndryshimit të ligjit mbi Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave.

Po ashtu, u diskutua për ndikimin që kanë Hekurudhat e Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme