Zhbllokimi i rrugës së Paldenicës, peng i zvarritjes së projektit

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit e Komunës së Hanit të Elezit kanë kritikuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë “Bechtel -Enka” për mosfinalizimin e projektit të autostradës “Arbën Xhaferi”, që ishte planifikuar të finalizohej në fund të këtij viti deri në këtë qytezë, shkruan sot Koha Ditore.

Rreth kësaj çështjeje, të mërkurën, ka reaguar edhe rrjeti i OJQ-ve “Avonet”, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta ndëshkojë kompaninë “Bechtel-Enka” për mospërmbushje të kontratës së nënshkruar.

Kjo kompani gjatë punimeve në këtë autostradë prej vitit të kaluar ka bllokuar rrugën kryesore të fshatit Paldenicë të Hanit të Elezit, ndërkohë banorët janë duke i shfrytëzuar rrugët alternative për qarkullim. Gjithashtu kjo kompani gjatë ndërtimit të trasesë së autostradës ka dëmtuar disa rrugë e rrugica në Komunën e Hanit të Elezit të cilat deri tashti nuk janë riparuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme