Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar se llogaritë e Telekomit të Kosovës janë zhbllokuar.
Kuçi ka deklaruar se pas shumë përpjekjeve, sot u arrit dakordimi për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës.
Kuçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit.