Zhvatja milionëshe e diasporës

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 08:31 | Nga

Kompanitë kosovare të sigurimeve po përfitojnë miliona euro në vit nga pagesa e sigurimeve kufitare të automjeteve, të cilët detyrohen t’i paguajnë bashkatdhetarët gjatë muajve të verës kur i kalojnë pushimet në vendlindje.

Sigurimi njëmujor i automjetit që paguhet në kufi kushton 20 euro, ndërsa dyjavor 15 euro

Bashkatdhetarët që po vijnë në pushime në Kosovë detyrohen të paguajnë sigurimin kufitar të automjeteve prej 20 eurosh për qëndrim njëmujor, pavarësisht se e kanë të paguar kartonin e gjelbër të shtetit ku jetojnë.

Kjo pasi Kosova vazhdon të mos jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër e që po ua mundëson kompanive të sigurimeve në Kosovë të fitojnë miliona euro në vit.
Shtetet e rajonit, të cilat janë pjesë e Kartonit të Gjelbër, siç është rasti i Serbisë, qytetarët e saj paguajnë vetëm 20 euro në vit për kartonin e gjelbër që u mundëson atyre udhëtim në tërë Evropën pa paguar kurrfarë sigurimi tjetër kufitar.

Ndërsa kosovarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe që hyjnë përmes pikave kufitare me Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi duhet të paguajnë 20 euro për një muaj qëndrim dhe 15 euro për dy javë qëndrimi, derisa qytetarët e Kosovës të cilët dëshirojnë të udhëtojnë me veturat e tyre në Evropë duhet të paguajnë 100 euro për një muaj qëndrim./Zeri/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme