Zhvillohet sesioni i parë i komisionit të përbashkët ekonomik Kosovë-Slloveni

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 16:34 | Nga

Është zhvilluar në Prishtinë sesioni i parë i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Kosovë – Slloveni, transmeton Ekonomia Online.

Në komisionin e bashkëudhëhequr nga përfaqësuesi i palës kosovare, Guner Ureya dhe përfaqësuesja e palës sllovene, ambasadorja, Alenka Suhadolnik, janë trajtuar temat si: bashkëpunimi në fushën e tregtisë, industrisë, turizmit, kulturës, rinisë, sportit, arsimit, shkencës, teknologjisë, mjedisit, trajtimi i ujërave, ICT, digjitalizimi, shkencat, si dhe menaxhimi i financave publike.

Sipas një komunikate për medie nga ministria e Punëve të Jashtme, protokolli i sesionit të parë do të nënshkruhet të martën gjatë Forumit Ekonomik Kosovë-Slloveni, në praninë e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe homologut të tij slloven, zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Karl Erjavec.

Sipas MPJ-së, komisioni i përbashkët ekonomik do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë.

“Protokolli i Komisionit të përbashkët ekonomik do të kontribuojë në orientimin e institucioneve të Kosovës në raport me institucionet e Sllovenisë dhe njëkohësisht do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm të të dyja shteteve”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme