Zv.drejtori i FMN-së për rritjen e tarifave për automjetet: Mbështesim masat, s’flasim për çështje specifike

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 11:57 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, në një konferencë për medie në 20-vjetorin e themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), foli rreth vendimit të fundit për rritje të tarifave për automjetet, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse tha se nuk merren me çështje specifike, ai shtoi se përkrahin masat që kanë ndikim në stabilizimin e dhe qëndrueshmërinë e sektorëve të caktuar.

“Ne punojmë me autoritetet dhe jemi të vetëdijshëm për këto probleme dhe se i kuptojmë se ekziston një lloj rezistence ndaj këtyre përpjekjeve për qëndrueshmëri financiare”.

“Nuk komentojmë çështje specifike siç është kjo lidhur me kompanitë e caktuara dhe komentet për këtë ia lë guvernatorit Mehmeti, por në përgjithësi ne i mbështesim masat për të stabilizuar sektorët për qëndrueshmëri”, ka thënë ai

Ndërkaq për përkitazi me këtë temë Guvernatori Fehmi Mehmeti, tha se Autoriteti Rregullativ nuk ka dalë më asnjë konstatim.

Sipas tij, BQK-ja ka arritur që të zhvillojë gjithë kapacitetet e saj në linjë me standardet ndërkombëtare.

“Me angazhimet e gjithë punonjësve të BQK si dhe në mbështetje të pakursyer të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare”.

“BQK ka arritur që të zhvillojë gjithë kapacitetet e saj në linjë me standardet ndërkombëtare bashëkohore në fushën e E-bankingut qendror që sot i ofrohet ekonomisë së vendit gjitha shërbimet që i ofron një bankë qendrore moderne”.

“Të arriturat e BQK gjatë këtyre viteve më së miri pasqyrohen në sistemin financiar të cilin e kemi shumë të zhvilluar dhe kemi një sistem të shëndoshë financiar”, ka thënë ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme