Zv.guvernatori Havolli: Sektori financiar ndër kontribuuesit kryesorë të rritjes ekonomike

Prishtinë | 23 Shk 2022 | 13:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Sokol Havolli ka thënë se njëri ndër kontribuuesit kryesorë për rritjen ekonomike është sektori financiar, raporton Ekonomia Online.

Havolli, i cili foli në ngjarjen “Ditët e industrisë së BE-së 2022”, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC), theksoi se stabiliteti financiar është heroi i shëndetit të ekonomisë së një vendi.

“Masat e para i kemi ndërmarrë me sektorin financiar. Edhe për Bankën Qendrore ka qenë i vështirë dizajnimi i këtyre masave në lehtësimin e sektorit financiar. Nuk e neglizhojmë rritjen ekonomike. Sepse njëri ndër kontribuuesit kryesorë për rritjen ekonomike është sektori financiar. Stabiliteti financiar është heroi i shëndetit të ekonomisë së një vendi”.

“Përgjatë viteve, BQK-ja ka marrë një varg reformash të orientuara në mbrojtjen e të drejtave të klientit. Për ne është shumë inkurajues kontributi i sistemit bankar për rritjen ekonomike sepse po flasim për kredi 1.8 miliardë euro. Pjesa e financimit të gjelbër është ndër temat më atraktive në fushën e sektorit financiar. Kemi ndërmarrë disa veprime për të kuptuar rreziqet. Ne kemi sistem më të thjeshtë që krijon avantazh”, tha Havolli.

Thomas Heinemeier, nga Komisioni Evropian për Industri të brendshme, edhe Kosova si  vendet tjera kanë mbajtur stabilitetin financiar edhe gjatë pandemisë.

“Për BE-në kjo marrëveshja e gjelbër është prezantuesi strategjik për rritje ekonomike. Shumë aspekte duhet të ndryshohen në ekonomi në aspektin e prodhimit. Sa i përket rritjes së investimeve në industrinë e prodhimit mund të konsiderohet sfidë sepse kërkohet efiçiencë të energjisë. Prodhimtaria ka të bëjë me shërbimet ndaj bizneseve qoftë në atë se çfarë bëjnë bizneset por edhe mundësive të eksporteve. Ka nevojë për investime të mëdha”, tha ai.

Florence Dobelle, kryesuese e shërbimit ekonomik në kuadër të ambasadës së Francës në Bullgari, tha se shifrat e rritjes së ekonomisë në Kosovë janë të mira. Ndërsa tha se pjesëmarrja e grave në biznese është e ulët, për të cilën kërkoi angazhim nga institucionet e Kosovës.

“Pjesëmarrja e grave në biznese në Kosovë është e ulët. Janë faktorë kryesor për rritje ekonomike. Gratë pastaj kapitali dhe investimet private e publike. Është qeverisja institucionale dhe mund të ketë shumë indikatorë me digjitalizimin e prokurimit publik. Pa indikatorë të tillë mund të kemi vetëm dëshira por duhet të angazhohemi në veprime. Objektivat e BERZH-it në Kosovë janë të duhura. Objektivi i dytë është për të mbështetur ekonominë e gjelbër. Efiçienca në energji duhet të prioriteti kryesor”, tha ajo.

Të ngjashme