Zv.ministri i Financave i bindur se nuk do të ketë më vjedhje në thesar, reagon ish-ministrja

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 15:16 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Financave Ilir Kapiti, para deputetëve në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike është shprehur i bindur se rastet e vjedhjes së thesarit, nuk do të përsëriten, raporton Ekonomia Online.

Kjo duke iu referuar vjedhjes së 2.1 milionë eurove muaj më parë. Ai më tej ka shtuar se kjo është çështje e prokurorisë.

“Sa i përket vjedhjeve është çështje e prokurorisë të gjitha kërkesat që i kanë kemi qenë transparente dhe shumë shpejt do të vijmë me një përgjigje”.

Përgjigja e Kapitit erdhi pasi deputeti, Ehman Rrahmani ka pyetur zëvendësministrin e Financave se çfarë është duke ndodhur me vjedhjen e 2.1 milionë euro në MF.

“A kemi garancinë që nuk o të ndodhin vjedhje të tilla siç ka ndodhur ai i 2.1 milionë dhe a janë kthyer mjetet”.

 “Hapat janë ndërmarr kemi kontakte dhe takime të përditshme me thesarin dhe raport javor”.

Gjatë kohës kur u vjedhin 2.1 milionë euro nga thesari i shtetit në atë kohë ministrie e Financave ishte Hykmete Bajrami.

E për këtë ka reaguar edhe ajo duke thënë se askush nuk mund të garanton se nuk do të ndodh më një gjë e tillë, raporton EO.

““Të gjitha siguresat janë vendosur në kohën sa kam qenë atje. Janë marrë masat qysh në ditët e para. Janë vendosur siguresa shtesë për secilin hap të transaksioneve në Thesar në atë kohë. Si rezultat i saj, pagesat sot kryhen me pak vonesë, nuk është procesi i shpejtë siç ka qenë. Ajo që është thënë gjithmonë, faktikisht unë nuk besoj që edhe zëvendësministri dhe kushdo tjetër që mund të garantojë që gjëra të tilla mos të ndodhin. Aty nuk ka sistem i cili në mënyrë automatike është i mbrojtur…Personat në fjalë e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe si rezultat ka ardhur deri tek ai keqpërdorim.

…”prokuroria i ka pasur informacionet qysh në ditën e parë. Edhe mua më intereson të di pse mjetet nuk po kthehen kur dihet se ato mjete kanë shkuar nëpër subjekte ekonomike dhe individë prej një vepre kriminale. Është dashur që mjetet të kthehen ndërkohë gjykimi të merr edhe kohën e duhur”, tha Bajrami.

“…në këtë rast nuk mundet askush me garantuar që gjërat e tilla nuk ndodhin, kushdo që do me keqpërdor detyrën zyrtare mund të ndodhë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme