Zyrtarë të Aeroportit: Kërkesat e punëtorëve s’janë të bazuara në ligj, janë refuzuar nga menaxhmenti

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 11:43 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”, kanë mbajtur konferencë për medie në lidhje me zhvillimet e fundit në pas protestave të punëtorëve me kërkesë për kushte më të mira të punës, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, tha se kërkesat e punonjësve të cilët po protestojnë për kushte më të mira, nuk janë të bazuara në ligj, për çka janë refuzuar nga menaxhmenti i aeroportit.

“Ju kisha referuar vetëm kontratës që e kanë të nënshkruar. Të gjithë punonjësit janë subjekt i kësaj kontrate me aeroportin. Kërkesat e tyre bazohen si joligjore duke u bazuar më këtë kontratë. Disa janë të bazuara në kontratë kolektive”.

“Menaxhmenti i Limak është duke i përmbushë plotësisht obligimet që dalin nga kontrata. Sa i përket kontratës kolektive ne nuk jemi subjekt i saj prandaj kërkesat e tyre konsiderohen si joligjore sepse bazohen në kontratë kolektive jo aktive”.

“Punonjësit t’i referohen obligimeve të tyre që i bartin nga momenti i nënshkrimit me ne dhe në atë moment lexohen të gjitha kushtet dhe kur palët i pranojnë ato vjen deri te nënshkrimi”.

Ajo shtoi se çdo kërkesë e tyre ka pasur një përgjigje nga menaxhmenti.

“Sa i përket kërkesave të tyre i kemi pranuar me shkrim dhe ju kemi përgjigjur me shkrim. Për secilën kërkesë kanë marrë përgjigje me shkrim”.

Kërkesat e punëtorëve të cilët kanë protestuar sot për një orë janë: kompensimi dhe benefitet të tjera të rrezikshmërisë; pushimi vjetor; përvoja e punës për detyra dhe punë në shërbimet që janë të ekspozuara direkt me dëmtimin e shëndetit të punëtorëve.

Po ashtu të eliminohen dallimet në paga në rastet ku punëtorët kanë detyra dhe përshkrim të njëjtë të punës; orë të njëjta të punës duke ngritur pagat në nivel të barabartë; të paguhet përvoja e punës 0.5 për qind; orët e punës gjatë vikendeve të kompensohen dhe të kenë shujta.

Ndërkaq, në këtë konferencë u shpalosën edhe zhvillimet ë tjera, programin e akreditimit të karbonit në aeroport dhe trendin e rritjes së udhëtarëve, raporton EO.

Zyrtari për informim në aeroport, Unidon Krasniqi, tha se këtë vit janë certifikuar në vendin e fundit për zvogëlim të karbonit në aeroport, në kuadër të Programit të Akreditimit të Karbonit në aeroporte.

“Duke qenë të nevojshëm ndikimin e korporatave kemi vazhdu me praktika mjedisore edhe këtë vit. Gjatë vitit të kaluar ishim certifikuar në nivelin e 3 të karbonit të aeroportit. Kemi arritur të zvogëlojmë këtë dhe tash jemi certifikua në vendin e fundit”.

“Kemi zhvillu disa kampanja për stafin tonë që të shtohet kujdesi ndaj energjisë  elektrike. Kemi bërë ndërrimin e pajisjeve të vjetra transportuese në pajisje më të reja. Të gjitha këto kanë shkuar edhe më rrjetin e vazhdueshme të udhëtarëve”.

Zyrtari për informim Bujar Gashi, tha se krahasuar me vitin e kaluar, ka rritje të numrit të udhëtarëve, raporton Ekonomia Online.

“Nëse e krahasojmë numrin e udhëtarëve të vitit paraprak del që kemi rritje 12.5 për qind. Kjo vjen si rrjedhojë e investimeve të Limakut me pajisje moderne dhe staf profesional që kanë prioritet sigurinë dhe kënaqshmërinë e udhëtarëve”.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Mbahet konferencë për medie në lidhje me zhvillimet e fundit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”

Gepostet von EkonomiaOnline am Donnerstag, 8. August 2019

Të ngjashme