Zyrtarët e lartë të Postës së Kosovës u mirëpriten nga Ambasada zvicerane në Kosovë

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

U.D. Kryeshefja Ekzekutive, Vjollca Shala-Mulaj me bashkëpunëtorët e saj, takuan Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë,Thomas Kolly me bashkëpunëtorët e tij. 

Në këtë takim shumë miqësor, u bisedua për sfidat dhe projektet e Postës së Kosovës, si dhe mundësitë që Ambasada zvicerane në Kosovë të mbështesë ndërmarrjen tonë në të ardhmen.

U.D. Kryeshefja, Shala-Mulaj, falënderojë Ambasadorin Kolly dhe Stocker – drejtoreshë e Zyrës  Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCOK), për ndihmën që i ka dhënë Postës së Kosovës gjatë kohës së Pandemisë COVID -19.

Të ngjashme