8 mënyra për t’u dukur si milionere, edhe nëse nuk je…

Prishtinë | 15 Mar 2017 | 18:30 | Nga

Pavarësisht prej sa para fitojmë, është e lehtë të projektosh një ide fuqie dhe besimi te njerëzit që na rrethojnë. Kjo, shpesh lidhet me mirëqenien, për sa kohë përqendrohemi në gjërat e duhura.

Sylvie di Giusto ka punuar në Burime Njerëzore për më shumë se 20 vjet përpara se të bëhej këshilltare imazhi në 2009-ën.

Kompania Executive Image Consulting, ka punuar me drejtues që duan të përmirësojnë imazhin e tyre si edhe profesionistë që duan të ngrihen në hierarkinë e korporatave. Ajo përcakton edhe kodin e veshjes që këta njerëz duhet të përdorin për të pasur më shumë sukses. Disa nga kompanitë me të cilët EIC punon janë: McKinsey, BMW dhe Thomas Cook, sipas web site- it të saj.

Duke u frymëzuar edhe nga libri i Vicky Oliver, me titull “Blloku i milionerit: Si të dukesh dhe sillesh si milionere, edhe nëse nuk je,” ne pyetëm di Giuston sesi çdo njëra prej nesh mund të duket si milionere, pavarësisht zerove në llogarinë bankare. Duke u nisur edhe prej këshillave të Vicky Oliver, ajo na jep këto rekomandime:

  1. Investoni me kujdes duke përdorur rregullin e 1/3- ës.

invest-wisely-by-using-the-one-third-rule

Çdo burrë duhet të ketë të paktën një kostum të mirë, dhe çdo grua duhet të ketë të paktën një xhaketë të mirë, e cila duhet të shoqërohet me pantallonat ose fundin përkatës. Di Giusto rekomandon këto mini- investime të cilat mund të duken si tepër në fillimet e një karriere, por, nuk duhet gjithashtu të harrojmë se “Sa më shumë duam të fitojmë, aq më shumë duhet të investojmë.” Ajo saktëson faktin që profesionistët mund të ‘blejnë me zgjuarsi’, për aq kohë sa nuk bëjnë kompromis me cilësinë. Ajo sygjeron për blerje të tilla, dizaine outlet të firmave The Outnet dhe Gilt.

Në librin e saj, Oliver këshillon të aplikojmë rregullim e “një të tretës”: “Bli 1/3 e veshjeve që blen tani, por shpenzo 3 herë më shumë sesa shpenzon për çdo artikull.”

 

  1. Konsidero çdo detaj, përfshirë edhe këllëfin e telefonit.

consider-every-detail-down-to-your-iphone-case

Di Giusto sjell në kujtesë një aplikante që kishte intervistuar në kohën kur punonte për një kompani gjermane. Aplikantja dukej perfekte në ato që tha gjatë intervistës, por në çastin kur ajo ngriti telefonin e saj, poshte tij, dukej një detaj i çuditshëm ku shkruhej një fjalë fyese. Në këtë moment, ajo u rikthye në pikën e parë, duke pyetur veten sesa vlente gjithçka që e intervistuara kishte thënë pak më parë. Kandidatja e fitoi punën, por, për ai detaj i vogël e vuri gjithsesi në rrezik këtë. Ky shembull tregon se gjithçka e pamjes tënde, deri në detajet më të vogla, ka rëndësi të madhe për imazhin tënd profesional.

 

  1. Përshtat stilin tënd me kompaninë ku punon, por evidento veten.

conform-your-style-to-your-industry-but-allow-one-statement-piece

Është e qartë se është e detyrueshme të vishesh sipas stilit që shefat dhe kolegët ndjekin, por, asnjë drejtuesi a menaxheri nuk do t’i pëlqente që punonjësit të ktheheshin në klon të njëri-tjetrit. Kjo do të ishte e mërzitshme.

 

  1. Kupto që “casual” nuk do të thotë “zhele”.

understand-that-casual-does-not-mean-sloppy

Problemi sipas di Giustos, është se asnjëherë nuk e kemi përkufizuar siç duhet fjalën “formale”. Për këtë arsye, shumë njerëz mendojnë se “casual” do të thotë të mos kujdesesh apo aq më keq: ta lësh veten pasdore. Ajo i referohet Presidentit Barack Obama, stili kazual i të cilit ka të bëjë me heqjen e xhaketës dhe përthyerjen e mëngëve. Por, kjo mund të shkojë edhe më larg, duke veshur një palë xhinse me xhaketë dhe këmishë, asnjëherë ama duke shkuar shumë larg formatit zyrtar të një veshjeje pune apo biznesi.

 

  1. “Pak është më shumë” kur vjen puna te parfumi.

less-is-more-with-cologne-or-perfume

Aroma e parfumit që zgjedh të përdorësh nuk duhet të jetë e fortë, aq sa të shpërqëndrojë bashkëbiseduesin prej asaj që po thoni. “Në çastin që ndjen parfumin tënd, atëherë duhet të dish që ai parfum është shumë i fortë,” shpjegon di Giusto. Por, kjo këshillë nuk vlen njësoj për çdo vend, pasi ka vende si Italia apo Franca, ku lejohet lirisht të përdorësh parfume të forta.

 

  1. Mos lejo kurrë që një “defekt” të ndikojë në vetëbesimim tënd.

never-let-a-flaw-undermine-your-confidence

Çelësi për të projektuar një ide fuqie te të tjerët është vetëbesimi. Dhe gjëja më e keqe në këtë rast është të kompleksohesh prej një defekti që mund të kesh. Askush nuk do ta vërë re një kopsë që mungon në xhaketën tuaj, por, sapo ju të filloni të shqetësoheni për këtë, sjellja juaj do të tërheqë menjëherë vëmendjen e të tjerëve. Sapo ju të vendosni që dhëmbët tuaja nuk janë të bardha mjaftueshëm, të tjerët mund të fillojnë të bien dakord. Çfarëdo problemi të keni, rregullojeni, ose ndjehuni rehat me të.

  1. Vishu në atë mënyrë që të dukesh më e/i gjatë.

dress-to-appear-taller

Njerëzit e fuqishëm zakonisht janë trupmëdhenj. “Shtatlartësia lidhet në mënyrë të pandërgjegjshme me pushtetin,” shkruan Oiver në librin e saj.

Nëse të mungon ky avantazh, mund të krijosh iluzionin e tij. Kështu, rekomandohen taka të larta që mos të jenë të lidhura në pjesën e kyçit të këmbës. AskMen sugjeron në rastin e meshkujve që të përdorin ngjyra të errta për të projektuar pushtet. Ngjyrat monokrom sugjerohet edhe për gratë.

 

  1. Flini mirë, për një lëkurë të ndritshme.

get-enough-sleep-for-radiant-skin

Dhe së fundmi, duhet të rregulloni gjumin për të pasur një lëkurë të ndritshme dhe të shëndetshme. Oliver rekomandon të mbani shënim sa produktivë keni qenë në ditët që keni fjetur mirë në krahasim me ditët e tjera kur nuk keni fjetur aq mirë.

“Kur të përcaktoni sasinë ideale të orëve të nevojshme që ju duhen për t’u çlodhur, mundohuni ta ndiqni këtë regjim edhe në fundjavë. Detyrojeni veten të bini në shtrat çdo ditë në të njëjtën orë.” përfundon ajo.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme