A është i sigurt makeup i përdorur në shitje?

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Me faqe si Ebay, shuëm njerëz janë mësuar me idenë e blerjes dhe shitjes së materialeve të përdorura. Por diçka që nuk është shitur më parë, pas përdorimit, ka qënë makeup-i.

Kohët e fundit edhe kjo ka ndryshuar. Aplikacion të ndryshme që lidhin shitës me blerës të mundshëm kanë filluar të përhapen.

Në Japoni kjo procedurë tashmë ka filluar të aplikohet dhe është përqafuar nga të rinjtë, të cilët janë të fiksuar me markat e luksit.

Mercari, një treg shumë i famshëm, bën të mundur shitjen e produkteve të përdorura të makeup-it. Aty mund të gjesh fondatina Versaçe, furça Chanel dhe shumë marka të tjera të famshme, të cilat mudn të jenë të harxhuara deri në gjysmë ose edhe më tepër.

Nëse kjo tregti ka sukses, varet vetëm nga besimi i klientëve te shitësi. Porn ë fakt nuk një mënyrë konkrete për tu siguruar mbi produktin që po merr. Makeup-i që ju po blini mund të jetë edhe totalisht i sigurt, por mundet gjithashtu të përmabjë elemente kacerogjenë, metale të rënda, helme, feçe apo urinë.

Një blogere, e cila ka zgjedhur këtë procedurë thotë se shumë njerëz po fillojnë ta pëlqejnë këtë për shkak të çmimit shumë të përballueshëm, në krahasim me çmimin real të produkteve.

Ajo shprehet se e gjitha varet nga shitësi yt. Duhet të gjesh dikë që ta besosh.

Por gjithsesi edhe ajo ka limitime. Pavarësisht se ka blerë shumë paleta sysh, pudra, apo fondatina, thotë se kurrë nuk do të blinte një rimel apo një buzëkuq të përdorur./SN

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme