A e dini pse përdoret ky simbol në bizhuteri?

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 12:09 | Nga

Domethënia e dorës së Fatimas

E pranishme, por jo shumë e përhapur është edhe dora e Fatimas, ose “pesçja” (kamza në arabisht). Tani mund të shohim shumë bizhuteri si qafore, unaza madje edhe tatuazhe me këtë shenjë por, a e dini cila është simbolika dhe pse përdoret kjo lloj dore?!

Si çdo gjë edhe kjo shenjë ka një histori të veçantë. Thuhet se Fatimja, vajza e Muhamedit, një ditë prej ditësh, teksa gatuante në çadrën e saj, e pa duke ardhur burrin, Aliun, me një grua të dytë. E hutuar dhe e poshtëruar, ajo futi pa dashur dorën në kazanin që po vlonte. Nuk bëri zë, sepse nuk ndjeu asnjë dhimbje. Burrit sigurisht që nuk i tha asnjë fjalë. Kjo mrekulli ka bërë që dora e Fatimas të jetë një nga hajmalitë më të përdorura në botën arabe, nga ku ka mbërritur edhe te ne.

Dora e Fatimas është konsideruar si një simbol i fuqishëm i mbrojtjes, pushtetit dhe forcës. Prandaj, kjo lloj hajmalie shpesh mund ta shihni të vendosur edhe në mure me qëllim për ta mbrojtur shtëpinë nga e keqja, shkruan rtv21.tv.

Thuhet se Dora e Fatimas gjithashtu paraqet pesë shtyllat e Islamit: Besimi, Lutja, Pelegrinazhet, Agjërimi dhe Bamirësia.

Në besimin Islam kjo dorë me pesë gishta ka simboliken e “Dora e Fatimës” (vajzës së Muhamedit), tek Krishterët është “Dora e Virgjëreshës Maria”, ndërsa për hebrenjtë ky simbol quhet “Dora e Miriamit”.

Megjithatë, në literaturën e religjionit Islam këtë simbol e konsiderojnë si besim i kot/besëtytni.

images

antique-hamsa-stacking-rings

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme