Femrave u pengon seksualiteti i damave të tjera

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Femrat kanë prirje drejt pengimit agresiv të seksuali-tetit të damave të tjera. Emri klinik i sjelljes së këtillë është agresioni indirekt, gjatë të cilit përpiqen që të mos kapen në reagimet e tyre.

Ky është konstatim i studimit të bërë në Universitetin McMaster (Ontario), në të cilin kanë marrë pjesë 86 dama.

Në grupin e parë kanë qenë mike shumëvjeçare, ndërsa në grupin e dytë femra që nuk e kanë njohur njëra-tjetrën. U është thënë që fjala është për studimin mbi miqësinë femërore.

Në lokalin te gjysma e të anketuarave ka hyrë një vajzë biondinë shtatgjatë me flokë gërshet, me fanellë të zakonshme të bardhë dhe me pantallona të zakonshme, e cila është quajtur bashkëpunëtore konservatore.

Grupin e dytë e ka vizituar e ashtuquajtura bashkëpunëtore seksi, e njëjta femër, por e veshur me dekolte të thellë, me fund të shkurtër të zi, me flokë të lëshuara.

Profesoresha e psikologjisë Tracy Vaillancourt ka vëzhguar reagimet e femrave, rrotullimin e syve, matjen, buzëqeshjen sarkastike.

Dama me gërshet nuk ka marrë asnjë shikim apo koment dashakeq, ndërsa po kjo vajzë me mini-fund ka kaluar sikur të kishe ecur zbathur nëpër ferra.

Njëra nga të anketuarat mikes së vet i ka thënë që duket sikur të jetë veshur për seks me profesoreshën.

Tjetra ka theksuar që duhet t’i vijë turp për shkak të veshjes dhe me siguri është njëra ndër “personat e lirë dhe të kotë”.

Shumica syresh janë tmerruar dhe, edhe njëra edhe tjetra, kanë përkrahur qëndrimin që ato ashtu kurrë nuk do të dilnin në rrugë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme