Këto pesë porosi assesi nuk bën t`ia dërgoni ish të dashurit

Prishtinë | 24 Shk 2017 | 19:30 | Nga

Madje edhe nëse dëshironi që t’ju kthehet, dërgimi i këtyre porosive është e palejueshme. Mbase ish-dashnorin akoma e dashuroni, mbase pritni që t’ju kthehen gjërat apo kjo është vetëm justifikim që sërish të takoheni?

Ndonjëherë pas ndërprerjes është e vështirë të jesh i kthjellët dhe gjërat t’i shohësh qartë.

Ja se çfarë nuk do të duhej t’i shkruani ish-dashnorit derisa jeni duke komunikuar nëpërmjet SMS-ve.

“Më mungon”
Në shumicën e rasteve ky deklarim nuk është i saktë, sepse ju i mbani mend vetëm momentet e bukura të kaluara së bashku, por jo edhe gjërat negative që jua ka bërë ai, transmeton Telegrafi.

“Vërtet më vjen keq”
Mos i dërgoni diçka të tillë vetëm për të vazhduar kontaktet, sepse, siç e cekëm më sipër, ai është ish i dashur, andaj do të ishte më mirë që të vazhdosh përpara dhe të mos i lejosh që të sillet jeta rreth tij. Nga ana tjetër, nëse ti je “fajtore” për ndarjen, atëherë kërkimi i faljes vërtet është gjë e mirë për ta përfundosh këtë tregim.

Tekste të këngëve
Është e vërtetë që nganjëherë tekstet e këngëve dinë të “godasin”, mirëpo kjo nuk është arsyeja që t’i dërgosh këngë. Ndarja mund të jetë goxha gjë e rëndë, mirëpo përpiqu të dalësh sa më parë nga kjo situatë.

SMS me vetëm një fjalë
Shmangu dërgimit të porosive me vetëm një fjalë, si p.sh. “Çao”, “Tung”, “Hej” etj. Nëse vërtet mendon se duhet t’i thuash diçka, apo dëshiron që ta pyesësh diçka, atëherë bëhu më elokuente dhe thuaja atë drejtpërdrejt.

“Mendoj në ty”
Mbaje në mend, sado që të jetë kjo e mundshme, që gjërat (në 95% të rasteve) kur përfundojnë atëherë duhet të jenë të përfunduara përgjithmonë. Do t’i dërgosh shenjë që akoma e dashuron dhe ai këtë vërtet do ta kuptoj gabimisht.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme