Kjo është frizura më e popullarizuar për vjeshtë

Prishtinë | 25 Nën 2022 | 22:48 | Nga Ekonomia Online

Fillimi i sezonit të ri gjithmonë është periudhë e mirë për ndryshim të dukjes, ndërkaq njëri ndër truqet më efektive për transformim është frizura e re

Elegante dhe me sharmë, e thjeshtë për mirëmbajtje dhe stilim, frizura bob është një ndër ato të cilat kurrë nuk mund të na bëhen monotone.

Arsyeja e kësaj është ana e saj praktike, sepse të gjithave u rri mirë, pa marrë parasysh formën e fytyrës dhe teksturën e flokëve.

Ndër trendët e shumtë të ndryshëm të bobit, si më të popullarizuarit këtë sezon është theksuar ‘blunt bob’-i i thjeshtë, të cilin e karakterizon prerja e ashpër dhe e rrafshët, ndërkaq është i stilizuar në stilin e lëmuar dhe plotësisht të rrafshët.

Frizura e këtillë shkurtohet në gjatësinë rreth klavikulës, ndërkaq është me rëndësi ta bëni teksturë të pasur nga ana e brendshme në mënyrë që ‘blunt bob’ të marrë dinamikën e nevojshme.

View this post on Instagram

What should I binge watch this weekend?

A post shared by Olivia Culpo (@oliviaculpo) on

Zgjedhje e mirë është edhe lobi – bobi i gjatë, të cilin kryesisht e zgjedhin vajzat të cilat nuk dëshirojnë t’i shkurtojnë tepër flokët.

Nëse dëshironi dukje diç më atraktive, atëherë zgjidhja e vërtetë është bashkimi i frizurës bob dhe i ballukeve të shkurtra.

Edhe një variant atraktiv është ‘french bob’, përkatësisht bobi i shprishur, i cili duket perfekt i shprishur.

Çelësi i këtyre frizurave qëndron në flokë të shprishura, ndërkaq pjesë e tij përbërëse janë tallazet e lehta.

Mund të bartet në kombinim me balluke apo pa to, varësisht nga ajo se çfarë forme të fytyrës keni.

Për cilindo variant të vendosni, një gjë është e sigurt, do të keni gjithmonë frizurë të mirë dhe nuk do t’ju nevojitet shumë kohë për stilizim të flokëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme