Nuk ju bën mirë sheqeri dhe uji vetëm juve, por edhe flokëve tuaj!

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Nëse dëshironi që flokët tuaj të jenë të shndritshme dhe me tallaze të buta, por nuk dëshironi që t’ju thahen flokët me preparate të ndryshme, merrni pak ujë dhe përbërësin të cilin e keni në kuzhinë

Me çdo ndryshim të stinës së vitit disi na kaplon dëshira edhe të ndryshojmë diçka në dukjen tonë, transmeton Telegrafi.

Pjesëtarët e gjinisë së bukur kryesisht atëherë ndryshojnë flokët. Ndërkaq me ndihmën e artikujve të cilët gjithsesi i keni në kuzhinën tuaj, besuat apo jo, do të bëni frizurë të shkëlqyeshme dhe do të dukeni sikur sapo keni dalë nga salloni.

Ja për çka është fjala.

E gjitha që ju nevojitet është sheqeri, i cili flokëve u jep teksturë, shkëlqim dhe vëllim çfarë dëshironi dhe për dallim nga kripa e cila i than.

Nëse jeni të interesuar provoni këtë recetë, sepse një gjë është e sigurt, nuk do t’ju kushtojë shumë:

– ½ filxhan ujë të ngrohtë,

– 1 lugë sheqer.

Gjithë këtë përzieni mirë dhe qiteni në shishe që ka spërkatëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme