Pedikyr hit për pranverë

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 09:33 | Nga

Ky trend është shumë i thjeshtë të kopjohet dhe njësoj do ta duan të gjitha femrat.

Ekspertët e njohur të kozmetikës sugjerojnë që vetëm një pikë e vogël ngjyre të jetë yll i manikyrit tuaj, mirëpo me pikëza mundeni edhe më shumë të lozni dhe me to të pikturoni tërë sipërfaqen e thoit.

Jepuni formë thonjve, ndërkaq limën patjetër tërhiqeni në thua në një drejtim, në mënyrë që të pengohet qërimi dhe pëlcitja e thonjve.

Varësisht nga efekti të cilin dëshironi ta arrini, pikëzat e llakut qitni me mjete të ndryshme në llakun e njomë apo të thatë.

Pikëzat krijoni duke përdorur gjilpërën, rrëmojcen apo lapsin zakonshëm të grafitit.

Manikyrin përfundojeni duke qitur shkëlqimin e fundit në mënyrë që të siguroni qëndrueshmërinë e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme