Pesë këshilla për hidratim të flokëve gjatë stinës së vjeshtës

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Këshillat për hidratimin e flokëve ndryshojnë me ndryshimin e stinëve. Andaj, ne kemi përzgjedhur disa këshilla për hidratimin e flokëve gjatë stinës së vjeshtës.

1. Përdorni produkte për flokë të thatë!

Njëra nga mënyrat më të përshtatshme për hidratimin e flokëve gjatë stinës së vjeshtës është zëvendësimi i produkteve të rregullta me produkte që janë speciale të dizajnuara për femrat me flokë të thatë. Andaj, lexoni përmbajtjen e produkteve para se t’i blini ato!

2. Mos përdorni tharëse!

Me shumë gjasë shmangia e përdorimit të tharëses është një sfidë shumë e vështirë për pothuajse të gjitha femrat, mirëpo, sidomos gjatë stinës së vjeshtës, ekspozimi i flokëve ndaj nxehtësisë mund të rezultojë shumë i dëmshëm për to. Andaj, sado e vështirë që mund t’ju duket, reduktoni përdorimin e tharëses.

3. Krihni flokët me kujdes!

Krehja e shpejtë dhe e rreptë e flokëve është shumë e dëmshme, sidomos për flokët e brishtë. Andaj, është shumë e rëndësishme që flokët tuaja t’i krihni ngadalë dhe me kujdes. Kurrë mos i krihni flokët kur ato janë të lagëta, pasi që dëmtimet mund të jenë dyfish më të mëdha.

4. Ushqehuni siç duhet!

Shëndeti i flokëve tuaj varet shumë nga ushqimi që ju e konsumoni, kjo pasi që lëndët ushqyese të ushqimit mbushin nevojat e gjithë trupit tuaj. Kjo nënkupton që ju duhet të konsumoni ushqime të shëndetshme, pa marrë parasysh se cilit grup i takojnë ato.

5. Përdorni kapelë!

Ajri i ftohtë mund t’i sjellë shumë dëme flokëve tuaj, andaj nëse planifikoni që të kaloni pak kohë jashtë, merrni një kapelë të bukur dhe vendoseni në kokë. Ka aq shumë kapele të bukura, të cilat mund t’ju mbrojnë nga dëmet që ajri mund t’u shkaktojë flokëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme