Skuqje nga pelenat: Si të kujdeseni për lëkurën e ndjeshme të bebes?

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Skuqja nga pelenat është formë e shpeshtë e përflakjes së lëkurës (dermatitis) te bebet dhe duket si pika të shndritshme të kuqe në lëkurë

Skuqa nga pelenat mund të jetë rezultat: i irritimit me jashtëqitje dhe urinë, ushqim të ri apo prodhime për lëkurë, i lëkurës së ndjeshme apo pelenës tepër të shtrënguar.

Mënyra më e rëndësishme e pengimit dhe e shërimit të skuqjeve është që zona e pelenës të jetë e thatë dhe e pastër. Gjithashtu, kujdesuni që pelena të mos jetë tepër fort e mbështjellë.

Kurdo që bebja juaj nuk bart pelena, vendoseni në peshqir dhe bebja një kohë të caktuar të jetë pa pelena. Kjo mund të ndihmojë që zona e pelenave të jetë e thatë, por edhe që lëkura të jetë “e lirë”.

Kur ia ndërroni bebes pelenën, pastroni butësisht zonën me leckë të butë. Me marama është në rregull, por duhet të veproni butësisht. Mos e fërkoni lëkurën fort dhe shmangni maramat me alkool.

Gjatë larjes, përdorni sapun të butë apo mjete për larje. Kujdes që zonat e pelenës gjithmonë të jenë mirë të thata.

Ndërrimi i shpeshtë i pelenave

Kur bebja ka skuqje nga pelenat, duhet të kujdeseni sa shpesh ia ndërroni pelenën. Më së miri është t’ia ndërroni pelenën fëmijës shpesh, ideale do të ishte sapo t’i ndotë.

Lani butësisht lëkurën e fëmijës dhe mos e fërkoni fort në mënyrë që të mos shkaktohen irritime. Ndërkaq pasi që t’ia ndërroni pelenën lani mirë duart në mënyrë që të mos ndodhin përhapje bakteresh në pjesë të tjera të trupit apo te njerëzit e tjerë.

Cilat pelena janë më të mira?

Meqenëse nuk ka pelena më të mira, përdorni atë që është më e mira për beben tuaj. Nëse një pelenë për një përdorim irriton lëkurën e bebes suaj, provoni me tjetrën.

Nëse ju duket që detergjenti ka mundur të jetë problem te pelenat e pëlhurës, ndërroni produktin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme