Studimi konfirmon paragjykimet për gratë në biznes

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 16:28 | Nga Nina Zipkin

Kur meshkujt ishin “të rinj dhe shpresëdhënës’” gratë ishin “të reja, por pa përvojë”.

Baza e të dhënave të bizneseve fillestare në Prill publikuan disa të dhëna demoralizuese, nëse jo të papritura se kush saktësisht pranon para kapitali.

Në vitin 2016, 94 miliardë dollarë u investuan në kompani të cilat kishin vetëm themelues meshkuj, përderisa 10 miliardë dollarë shkuan në biznese me të paktën një femër themeluese. Jo vetëm kjo, por 17 përqind e bizneseve fillestare të financuara nga Ndërmarrjet Kapitaliste udhëhiqen nga gratë, i cili është një numër i cili ka qëndruar i njëjtë për pesë vitet e fundit.

Dhe ky lloj i pabarazisë nuk ekziston vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Për të zbuluar rolin që stereotipet gjinore luajnë në këto lloje të vendimeve, tre studiues Suedez bënë biseda me ndërmarrësit kapitalistë për të kuptuar më mirë se si shikojnë prezantimet të sjellura nga ndërmarrësit meshkuj dhe femra.

Në Suedi, si një bazë e krahasimeve, një e treta e bizneseve janë të zotëruara nga gratë, por ato pranojnë vetëm 13 deri 18 përqind të financimeve nga qeveria.

Gjatë eksperimentit, studiuesit regjistruan vendimet e marra nga 125 kompani, 99 prej të cilave u prezantuan nga meshkujt dhe 26 nga gratë.

Duke përshkruar eksperimentin e tyre në Harvard Business Review, Malin Malmstorm, Jeaneth Johansson dhe Joakim Wincen shkruajtën, ‘’Përveç disa përjashtimeve, financierët në mënyrë retorike prodhojnë imazhe stereotipe të grave për të cilat thonë se kanë cilësi të kundërta ndaj atyre që konsiderohen të rëndësishme për të qenë ndërmarrrëse, me Ndërmarrësit Kapitalistë duke vënë në dyshim besueshmërinë, përvojën dhe njohuritë e tyre’’.

Dhe si ia dolën meshkujt? ‘’Financierët u mbështetën në besime stereotipike për meshkujt të cilat riforcuan potencialin e tyre ndërmarrësor’’, shpjeguan ata. ‘’Ndërmarrësit meshkuj zakonisht përshkruheshin si të sigurtë, inovativ, të aftë, me përvojë, me njohuri dhe me lidhje të ngurta’’.

Pra cilat janë frazat që studiuesit identifikuan të cilat i japin zë kësaj ndarje financiare?

Ku meshkujt ishin ‘’të rinj dhe shpresëdhënës’’ gratë ishin ‘’të reja dhe pa përvojë’’. Kur një mashkull ishte ‘’i kujdesshëm, i ndjeshëm dhe i arsyeshëm’’, një grua ishte ‘’shumë e kujdesshme dhe pa guxim’’. Kur një mashkull ndërmarrës ishte ‘’me përvojë por me njohuri’’, një grua ndërmarrëse ishte ‘’me përvojë por e shqetësuar’’.

Nga 125 prezantimet pjesë e studimeve, gratë ndërmarrëse në mesatare pranuan 25 përqind të sasisë së parave për të cilat aplikuan, përderisa meshkujt pranuan 52 përqind të atyre që dëshiruan. Afër 53 përqind e aplikacioneve të tyre u refuzuan, përderisa kjo ndodhi vetëm në 38 përqind të meshkujve.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Kauffman Foundation, 60.51 përqind e ndërmarrësve të rinj ishin meshkuj dhe 39.49 përqind ishin gra në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar. Për të gjitha fitoret që gratë arrijnë në botën e biznesit, komentet e regjistruara nga studiuesit në Suedi tregojnë se edhe sa paragjykime kundër grave duhet të tejkalohen. (Entrepreneur)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme