Brenda aeroplanit luksoz ku nuk mungon asgjë (Foto)

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 21:30 | Nga

Të gjithë do të dëshironin të realizonin një udhëtim me këtë aeroplan luksoz, brenda të cilit nuk mungon pothuajse asgjë.

Duke filluar nga mobilet luksoze, televizionet plazma me ekrane gjigante, banaku i punuar me finesë i barit e deri tek sallat e konferencave, ky aeroplan privat po cilësohet si një nga aeroplanët më luksoz që ndonjëherë është prodhuar.

Brenda tij mund të argëtohen 19 mysafirë, ku nuk mungojnë dhomat e gjumit, banjot me dush për dy persona, ndërsa çmimi i këtij aeroplani kap vlerën e 80 milionë dollarëve.

Sipas kompanisë që është marrë me prodhimin e tij, ky aeroplan është i gjatë 25 metra ndërsa i lartë mbi 3 metra, në të cilin çdo pasagjerë do të ndihet si mbret.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme