Hakmerret pasagjeri i dehur, sepse stjuardesat nuk i kishin dhënë më shumë pije

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 15:27 | Nga

Fluturimi i kompanisë së fluturimit Azerbaixhan Airlines (AZAL) nga Baku në Londër u ka sjellë shumë shqetësim pasagjerëve dhe ekuipazhit të kabinës.

Kjo për faktin se, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një nga pasagjerët, me sa duket nën ndikimin e alkoolit, ka kërkuar nga ekuipazhi që t’i jepnin ende për të pirë.

Stjuardesat nuk i kanë plotësuar dëshirën atij dhe i dehuri ka vendosur të hakmerret, pas uljes së aeroplanit në aeroportin Heathrow.

Në aeroportin e Londrës, ai ka raportuar autoritetet se ishte keqtrajtuar nga ekuipazhi i aeroplanit.

Si pasojë, për të shqyrtuar të gjitha rrethanat e incidentit, policia britanike ka arrestuar stjuardesat, duke shkaktuar pakënaqësi nga ana e kompanisë AZAL.

 

Të ngjashme