Kapet pitoni më i gjatë në Florida, 5.5 metra dhe 100 kilogramë – shujta e fundit e reptilit ishte një dre

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Në barkun e pitonit burmez janë gjetur mbetjet e shujtës së fundit, e sipas thundrave të gjetura duket se bëhet fjalë për një dre.

Gjarprin prej 5.5 metra dhe ato 100 kilogramë, e kanë zënë në dhjetor të vitit të kaluar në Everglade, dhe prej asaj kohe e deri në prill është mbajtur në frigorifer.

Tani kanë publikuar fotografitë dhe video si dhe detajet për gjarprin më të madh, me të cilin luftuan për 20 minuta derisa arritën ta kapin.

“Largimi i pitonit femër nga jugu i Floridës është i rëndësishëm, pasi duhet pasur kujdes për mbrojtjen e ekosistemit në Everglade”, tha Jan Bartoshek, biolog.

Pitoni burmez është pitoni më i gjatë dhe një prej gjarpërinjve më të mëdhenj në botë, me një mesatare prej 5.5 metra.

Më i gjati deri më tani është gjetur në Illinois në vitin 2005, kur edhe ishte konstatuar se peshon 183 kilogramë dhe është 8.2 metra i gjatë. 

Të ngjashme