Katy Perry në luftë me aktivistët për mbrojtjen e kafshëve (Video)

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 16:42 | Nga

Katy Perry është kritikuar ashpër nga aktivistët për mbrojtjen e kafshëve për shkak të një komenti në një reklamë ku ajo është paraqitur.

Në reklamën e shumëpërfolur, Perry është shfaqur për t’ju treguar fansave mënyrën se si mund të bëhen pjesë e një konkursi për të fituar bileta për turneun e saj të ardhshëm “Witness”.

Këngëtarja dëgjohet t’i thotë qenit të saj: “Le të vrapojmë të ndjekim disa koalë, Nugget”. Shumë aktivistë janë ndjerë të ofenduar nga ky koment pasi 110 koalë vriten çdo vit në Queensland nga qentë.

Pas këtyre kritikave, Myer, kompania e reklamave, nuk ka kërkuar falje lidhur me këtë koment të këngëtares por ka bërë një deklaratë se do e heqin atë koment nga reklama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme