Kjo është mënyra si një qytetar nga Klina ka vendosur ta heqë borën (Video)

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e borës të cilat kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së sotme në vendin tonë, nuk po i ndalin qytetarët që të argëtohen në mënyrat e tyre.

E dikush ka zgjedhur një mënyrë “origjinale” se si ta largojë borën.

Një qytetar nga Klina ka dërguar një video në redaksinë e Ekonomia Online, ku shihet si e pastron dëborën nga një vendparkim, me veturën e tij, mënyrë kjo e njohur si “drifting”.

Shihni pamjet e dërguara në redaksinë e Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme