Nuk po mundeni të kurseni? Mësoni një mënyrë të thjesht dhe gjeniale

Prishtinë | 27 Gus 2016 | 11:12 | Nga

Nëse numrat në xhirollogarinë e bankës asnjëherë nuk rriten, atëherë është koha të konsultoheni me një ekspert: veten tuaj të ardhshëm.

Ekonomistët e sjelljes nga firma hulumtuese e investimeve Morningstar së fundmi ka zbuluar se njerëzit që shpeshherë mendojnë se si do të duket jeta e tyre gjatë periudhës 10 vjeçare, do të jenë më të prirë të kenë sjellje më të mira financiare – si p.sh., mbajtja e një fondi për shpenzime emergjente dhe për pagesa të faturave me kohë.

Kjo për shkak se e mashtroni trurin të mendojë se e ardhmja është më afër sesa që është në të vërtetë, thotë autorja e këtij studimi, Sarah Newcomb. Prandaj, ju keni tendenca të merrni vendime më të mira financiare për të tashmen për ta ruajtur veten në vitet që po vijnë.

Gjithmonë duhet të keni kujdes se si i ruani paratë, pasi që një katastrofë financiare mund të vijë si pasojë e humbjes së punës apo lëndimeve shëndetësore të cilat do t’ua shpenzojnë tërë buxhetin e kursimeve.

Bëjeni këtë: Ruajeni 10 për qindëshin e çdo rroge në një fond të veçantë. Në fund të vitit, totali i shumës që keni filluar të kurseni çdo muaj, do të jetë më i madh sesa shuma e një rroge një mujore, mjaftueshëm për të mbuluar urgjencat afat-shkurtre.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme