Nusja që peshon 165 kg nudo para 700 dasmorëve

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 13:02 | Nga

Një grua 165 kilogramë është martuar nudo para 700 persona, pasi fustani i dasmës që ajo kishte porositur, ishte shitur kur ajo ra në koma.

Monique Penberthy nga Australia, kishte ëndërruar shumë për ditën e dasmës së saj, por një sëmundje ia shkatërroi planet. Madje ajo kishte caktuar, vendin dhe kishte gjetur një fustan të përshtatshëm për peshën e saj.

Por ajo u prek nga një virozë e rrallë dhe ra në koma. Shumë menduan se mund të vdiste dhe për këtë arsye kompania ku kishte porositur fustanin e shiti.

Pasi kërkoi për disa javë një fustan dhe nuk e gjeti dot, nusja vendosi të shkonte nudo në ditën më të rëndësishme të jetës së saj. Por, bashkëshorti i saj Rowan nuk e la në baltë duke u zhveshur edhe ai.

 

2

3

4

53

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme