Pas festës, Pique humb paratë në kazino

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 18:18 | Nga

Pique ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave argjentinase, pas vizitës së tij në Rozario për të marrë pjesë në dasmën e shokut të skuadrës, Lionel Messi.

Por ajo që ka ndodhur një ditë më pas ka qenë po aq e veçantë për mbrojtësin e Barcelonës.

Mediat argjentinase raportojnë se ai ka kaluar natën e mbrëmshme në një kazino, ku ka humbur brenda pak orësh një shumë prej 15 mijë dollarësh.

Duke llogaritur që Pique përfiton një rrogë prej rreth 450 mijë eurosh në muaj, ndoshta këto humbje do të kalohet pa shumë probleme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme