Rruga në Angli mbushet me biskota

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Policia në Britani po përballej me një pengesë të pazakontë të trafikut të hënën, kur një kamion humbi ngarkesën e tij me biskota në një rrugë.

Policia në distriktin Erewash të Derbyshire, Angli, tha se një kamion që po bartte një ngarkesë të madhe me biskota i humbi ato në mes të rrugës Ilkeston në Sandiacre.

“Ju lutemi të duroni me ne këtë mbrëmje, derisa përpiqemi ta trajtojmë këtë çështje”, shkroi policia në Twitter. “Një kamion i ngarkuar ka vendosur të braktisë ngarkesën duke shkaktuar një pengesë të lehtë!”.

Në të dyja drejtimet u raportua për vonesa, derisa autoritetet po punonin për pastrimin e rrugës.

Nuk është raportuar për incidente të tjera.

Të ngjashme