Sa vlen Shtëpia e Bardhë?

Prishtinë | 18 Jan 2017 | 10:15 | Nga

Shtëpia e Bardhë vlen 397.9 milionë dollarë sipas Zillow, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Shtëpisë së çdo presidenti amerikan, përveç George Washingtonit, i është rritur vlera për 15 për qind gjatë tetë vjetëve sa aty ka qenë presidenti në shkuarje, Barack Obama.

Rritja e tregut të patundshmërive ka qenë arsyeja kryesore se pse gjatë dy mandateve të Obamas, Shtëpia e Bardhë ka shënuar rritje të vlerës, thuhet më tej në shkrimin e BI.

Për dallim nga presidentët tjerë, familja Obama do të jetojë në Washington D.C pasi ata do të lënë Shtëpinë e Bardhë, këtë javë.

Shtëpia e tyre e re, me nëntë dhoma gjumi, në lagjen e afërt të Kalorama, ishte shitur për rreth 5 milionë dollarë, në vitin 2014.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme