Zbulohet letra e Tupacut për ndarjen me Madonnën (Foto)

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 17:39 | Nga

Sipas një postimi nga TMZ, zbulohet letra e famshme që ai i ka shkruajtur Madonnës gjatë qëndrimit në burg, duke i kërkuar që të përfundojë marrëdhënia sepse ajo është e bardhë.

“Karriera jote nuk do të ishte në rrezik nëse do të dilje me një njeri me ngjyrë, por do të bënte të dukeshe si njeri i hapur dhe do dhuroje emocione. Por për perceptimin e imazhit tim, ndjeva se nuk mund të lë gjysmën e njerëzve që më bënë ky që jam për ty. Nuk kam dashur kurrë të të lëndoj,”  – shkruhej në letër.

Nuk dihet nëse diçka e tillë është e vërtetë, por letra është publikuar së pari nga personi që e mban, i cili e bleu në ankand për 170 mijë dollarë. Ndërkohë, Madonna nuk ka bërë ndonjë reagim në lidhje me këto shkrime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme