Shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis, beson se Mikel Arteta është njeriu i duhur për të zëvendësuar Arsene Wengerin tek Arsenali.
Sipas “SkySports”, Gazidisi beson se përvoja e Artetës si ndihmës i Pep Guardioals te Manchester City ka shtuar potencialin e tij për trajner.
Raul Sanllehi, drejtor i operimeve në klub, thuhet se preferon ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enriquen, ndërsa kryesuesi për prurje në skuadër, Sven Mislintat, ka drejtuar sytë kah trajneri i Hoffenheimit Julian Nagelsmann.