Gjakovë, gjenden të miturit e zhdukur para gjashtë muajsh

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Është gjetur e mitura Yllka Derri, e cila ishte lajmëruar e zhdukur nga familjarët e saj për disa muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë e Besart (Blerim) Radosta, i dyshuar për vepër penale “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.

Gjatë operacionit policor është gjetur e mitura dhe është arrestuar personi i dyshuar

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëunim në gjetjen e personit viktimë dhe personit të dyshuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme