15 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoni të Veriut

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

15 persona kanë vdekur nga Covid-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 493 raste të reja me koronavirusin e ri.

Rastet e reja janë nga testimi i 2366 mostrave.

Shifra totale e të infektuarve ka arritur në 82.794, ndërsa e të vdekurve në 2488.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 450 pacientë, ndërsa totali ka arritur në 60.706. Numri i rasteve aktive është 19.600.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme