20 mijë të infektuar nga Coronavirusi në Itali

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Italia raporton dhe 20 331 raste të reja me koronavirus pas më shumë se 178 mijë testimesh të kryera në 24 orët e fundit, shifra këto që tregojnë se niveli i pozitiviteti ka rënë në 11.3%.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë jepen të dhëna se 548 persona të tjerë nuk ia dolën dot në betejën me virusin vdekjeprurës, duke e çuar në total bilancin e fataliteteve në 76877.

Të shtruarit e rinj në terapitë intensive nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të madh, ndërkohë që është ulur numri i pacientëve në repartet e tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme