22 të vdekur nga Cronavirusi në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 22 të vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në 1847.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 1342 të infektuar me koronavirus të ri në 24 orët e fundit, nga testimi i 3399 mostrave.

Numri total i të infektuarve ka arritur në 65.231. Po ashtu janë shëruar 679 pacientë në 24 orët e fundit, ndërsa totali i të shëruarve ka arritur në 41.656. Raste aktive janë 21.728.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme