26 vjetori i maskrës së Srebrenicës e gjen “Kasapin e Bosnjës” të dënuar përjetësisht

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Bosnja e Hercegovina sot shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, e cila masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Episodi – i etiketuar si gjenocid nga dy gjykata ndërkombëtare – erdhi në fund të një lufte mes viteve 1992-95 midis kroatëve, myslimanëve dhe serbëve të Bosnjës që vranë rreth 100,000 njerëz.

Ish-komandanti i ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq, i cilësuar si arkitekti kryesor i gjenocidit të Srebrenicës, tek 26 vjet pas masakrës më 8 qershor iu dha verdikti final ku u dënua me burg të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit – teksa pjesën tjetër të mbetur të jetës do e kaloj prapa grilave, njofton Klankosova.tv.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për pjesën e tij në masakrën e Srebrenicës në 1995, kur u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

Në seancën e tij të apelit në Hagë gushtin e kaluar, prokurorët kërkuan dënimin e tij për një akuzë të tjetër gjenocidi.

Masakra e Srebrenicës, e kryer në një zonë që supozohej të ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara, ishte mizoria më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ishte një nga të dyshuarit e fundit që përballen me gjyqin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë. Ai u arrestua në 2011 pas 16 vitesh në arrati.

Në vitin 2017 ai u shpall fajtor për gjenocid mbi Srebrenicën, por u shpall i pafajshëm për gjenocid gjatë fushatës së ushtrisë së tij në 1992, në të cilën boshnjakët dhe kroatët boshnjakë u dëbuan nga shtëpitë e tyre ose u arrestuan në kushte të tmerrshme.

Në 2016, e njëjta gjykatë dënoi ish-udhëheqësin serb të Bosnjës Radovan Karaxhiç për planifikimin e masakrës së Srebrenicës, ndër krime të tjera.

Dënimi i tij fillestar 40-vjeçar për gjenocid dhe krime lufte u rrit më vonë në burgim të përjetshëm në 2019 – pjesën tjetër të së cilës ai do të shërbejë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ratko Mlladiq ishte zbatuesi i një komploti politik, i krijuar për të zhdukur pjesë të popullsisë myslimane të Bosnjës.

Pastrimi etnik filloi me përndjekjen – propaganda i ktheu fqinjët kundër njëri-tjetrit – dhe për shumë mijëra përfundoi kur njerëzit e Ratko Mlladiq pushtuan bazën e KB në Potoari, një zonë e caktuar e sigurt.

Ratko Mlladiq kaloi 16 vjet si i arratisur, shumë familjarë të viktimave kishin frikë se ai nuk do të jetonte për të parë këtë gjykim përfundimtar ligjor.

Duke folur për Srebrenicën, Mlladiq tha se kishte nënshkruar një marrëveshje me ushtrinë muslimane boshnjake për ta nderuar atë dhe zonat e tjera të mbrojtura dhe sugjeroi që ai të mos ishte fajtor për ndonjë shkelje të këtyre zonave.

Por avokati i prokurorisë Laurel Baig tha se Mlladiq ishte dënuar për disa nga “krimet më të urryera të shekullit 20”.

“Mlladiq ishte në krye të operacionit të Srebrenicës,” tha ajo. “Ai përdori forcat nën komandën e tij për të ekzekutuar mijëra burra dhe djem”, transmeton Klankosova.tv.

Lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mladiq dikur konsiderohej si një shembull i “vëllazërimit dhe unitetit” në Jugosllavi. Ai, që tani ka 77 vjeç, ishte një oficer i ushtrisë serbe deri në shpërbërjen e dhunshme të federatës në vitin 1991.

Një vit më vonë, ai u emërua komandant i përgjithshëm i forcave serbe të Bosnjës. Ai kreu një fushatë të shpejtë, të pamëshirshme kundër forcave të atëhershme boshnjake dhe kroate, duke rrëmbyer tokë për serbët.

Në një moment, serbët, të cilët vërtet trashëguan ushtrinë jugosllave në Bosnjë, kontrolluan tre të katërtat e vendit. Forcat e tij nisën gjithashtu një fushatë terroriste kundër boshnjakëve dhe kroatëve kudo që ishte e mundur.

Aktgjykimi detajoi momente të tmerrshme të vrasjeve, rrahjeve, përdhunimeve dhe mizorive të tjera, disa prej të cilave ai urdhëroi ose dëshmoi personalisht

Të ngjashme