303 të vdekur nga Covid-19 në Francë

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Në Francë në 24 orët e fundit kanë vdekur 303 persona me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se janë regjistruar 26,457 raste të reja me koronavirus.

Kjo shifër është më e larta që nga 18 nëntori.

Franca, që ka nisur tashmë vaksinimin kundër Covid-19, ka pësuar rënie të personave të hospitalizuar për 183 në 24 orët e fundit.

Në total numri i të infektuarve në këtë vend është 2,600,498. Kurse numri i të vdekurve ka arritur në 64,381.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme