31 të vdekur për tre muaj nga murtaja në Republikën e Kongos

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Shpërthimi i murtajës që u shfaq në Republikën Demokratike të Kongos tre muaj më parë ka lënë 31 njerëz të vdekur, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Qindra raste janë identifikuar në provincën Ituri, në verilindje të vendit, raporton Independent.

Patrick Karamura, ministri i Shëndetësisë për rajonin, ka thënë të shtunën: “Ne kemi më shumë se 520 raste… nga të cilat më shumë se 31 kanë qenë fatale”.

“Rastet janë forma bubonike e sëmundjes, përveç pesë rasteve të murtajës pneumonike dhe dy të murtajës septikemike”, shtoi ai.

Të ngjashme