Afërsisht 2.3 milionë britanikë janë vaksinuar kundër Covid-19

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Rreth 2.3 milionë veta janë vaksinuar deri më tani anembanë Britanisë së Madhe me vaksinën kundër koronavirusit.

Nga Ministria e Shëndetësisë, kanë thënë se deri tani janë shfrytëzuar 2.6 milionë doza të kësaj vaksine.

“Deri më tani gjithandej Britanisë së Madhe janë dhënë 2.6 milionë doza të vaksinës tek 2.3 milionë njerëz”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Britanisë së Madhe.

Në njoftim thuhet se ata kanë dhënë më shumë vaksina sesa shtetet tjera evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme