Afro 400 vdekje të reja nga Covid-19 në Britani

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe ka regjistruar 397 vdekje të reja si pasojë e koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë shtet janë infektuar 15 mijë e 539 persona me COVID-19, duke çuar kështu në total mbi një milion raste pozitive.

Britania e Madhe dhe disa shtete të tjera evropiane janë nën masa izoluese. Javë më parë ato kanë vënë masa të reja që kanë të bëjnë me kufizim të lëvizjes dhe mbyllje të restoranteve dhe bareve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme