Aksident i rëndë në Rrogozhinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Rrogozhinë. Mësohet se 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Policia ka bërë të ditur se viktima është shtetasi me iniciale T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, shkruan A2.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme